Tregu i madh Bujqësor i Tiranës  mes Lundrës dhe Farkës hapet brenda vitit për ti ardhur në ndihmë fermerëve.  Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj temë të videomesazhit të kësaj jave kishte zhvillimin rural.

“Një ndërhyrje proaktive e Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar fermerët dhe tregtarët që jo vetëm që të rrisin prodhimin, por edhe t’i mbështesim të aksesojnë tregun vendor në një treg publik, pa taksat që vë privati, duke ulur edhe koston për ata që janë konsumatorë dhe që do ta marrin të njëjtin produkt të freskët, organik të rrethinave të Tiranës me një çmim më të ulët”.

Kryetari i Bashkisë u ndal dhe tek lagjet që  u ndërtuan pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 në Zall Herr, Vaqarr, Baldushk, Ndroq dhe Pezaë.

“Ofrojnë për 202 familje përfituese shtëpi më të mëdha, më të bukura, dhe më të forta, sigurisht pas tërmetit, por edhe një sens komuniteti ku jetojnë bashkë. Komuniteti është përtej një çatie mbi kokë: është një proces i vazhdueshëm, që i bashkon njerëzit, i sjell më afër, i bën më humanë, më njerëzorë, më solidarë”, tha ai.

Investimet sipas Veliaj do të vijojnë  me  ndërhyrje të tjera në rrugë, shkolla dhe  ujësjellësa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re