Në kohën kur turizmi po përballet gjithmonë me sfida, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të heqin barrierat mes tyre për t’i dhënë një hov të ri turizmit rajonal.

 

Në një aktivitet të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, ku ishte e pranishme edhe Sekretarja e Përgjithshme, Majlinda Bregu, ministrja e Turizmit tha se vetëm në këtë mënyrë tregu do të diversifikohet, duke funksionuar si një i vetëm.

 

MIRELA KUMBARO

MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT

 

“Hapja turistike e Ballkanit i jep sens ekonomik Ballkanit të Hapur, duke krijuar një treg të ri, por edhe itinerare më të gjata, më të diversifikuara. Jemi vende shumë të vogla për të krijuar tregje e harta turistike të izoluara. Siç promovojmë veten, të promovojmë edhe njeri -tjetrin. Nuk jemi konkurrente, jemi komplementarë. Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët. Duhet t’i heqim peshën e rëndë të paragjykimeve prej të cilave vuan, dhe ta kthejmë në destinacionin e preferuar të turizmit të kësaj dekade », përfundoi fjalën e saj ministrja Kumbaro.

 

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e vuri theksin tek imazhi që Tirana ka krijuar si destinacion turistik për qytetarët e vendeve fqinje.

 

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Tirana sot është qyteti më i ndërlidhur në Ballkan, me 105 fluturime në ditë. Shumë prej kolegëve nga vendet e rajonit vijnë në Tiranë për t’u lidhur me disa pjesë të Europës, ku aeroporti ynë dhe ulja e barrierave, e ka bërë jashtëzakonisht të lehtë mundësinë për t’u lidhur me kosto shumë të përballueshme.”

 

Për shkak të mbipopullimit nga turistët që Tirana kishte përpara pandemisë, Veliaj deklaroi se po diskutohet edhe zgjatja e sezonit turistik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re