Në zonën e lundrës në Tiranë do të ngrihet tregu më i madh, ku të gjithë fermerët do të shesin produktet e tyre.

 

Kryebashkiaku Erjon vVliaj tha se me këtë investim i jepet fund situatës së monopolit.

 

ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISË TIRANË“Me Ministrinë e Bujqësisë dhe AZHBR-në kemi kohë që planifikojmë një treg ushqimor pa barriera. Sot jemi në një situatë monopoliste në Tiranë, pasi në Kashar ekziston një treg privat, i cili ka vendosur një barrierë, ku nuk ka rëndësi nëse sjell lakër, apo luleshtrydhe, por paguan për arkë një taksë që përkthehet në kosto për fermerët, por edhe për përdoruesin fundor në tavolinën e bukës. Ky monopol duhet të marrë fund. Kjo është arsyeja pse ngjitur me qendrën tregtare në zonën e Lundrës jemi duke ndërtuar tregun më të madh ushqimor publik, për t’u siguruar që fermerët e kurorës së Tiranës të kenë një treg pa barriera”

 

Veliaj tregoi se ky treg do të shërbejë edhe per promovimin e prodhimeve te fermerëve.

 

“Dua ta mbyllim këtë vit duke thyer monopolin. Së pari, do duhet të vendosim rregulla në treg. Të thyejmë këto barriera për prodhuesit dhe pastaj të fillojmë inkurajimin e tyre që të prodhojnë shumë dhe të afirmohen edhe më shumë”, tha Veliaj.

 

Ai tha po ashtu se prodhimi dhe siguria ushqimore janë kthyer sot në sfida globale.Investimet e bashkise synojne te nxisin sa me shume prodhimin vendas.