Skip to content

Tregtarët e Korçës protestë para bashkisë

Tregtaret e Markatës së Shijes kanë protestuar mëngjesin e kësaj të marte përpara bashkise së Korçës.

 

Ata pretendojnë se tarifa e vendeve të tregtimit është shumë e lartë. Ajo shkon nga 8000 deri në 10000 lekë në muaj sipas sipërfaqes së tregtimit.

 

Në këtë pagesë përfshihen edhe shërbimet e tjera që ofron markata. Një tjetër arsye e kësaj proteste është edhe konkurenca jo e ndershme nga tregtarët e tjerë që vazhdojnë të shesin në tregun e vjetër të fruta perimeve.

 

Tregtaret thonë se nëse nuk ulet çmimi dhe ndalohet konkurrenca e pandershme ata do të përshkallezojne protestat. Markata e Shijes ka vetëm pak ditë që është hapur ajo ofron kushte e standarde të larta te tregtimit.