Magazinat e tregut në qytetin e Librazhdit janë braktisur me tregtarët që shesin me tezga nëpër rrugë. Që prej fillimit të rrugës në pamje duken tregtarë të ndryshëm të fruta-perimeve, bulmetit apo edhe atë që shesin pula dhe zogj të fshatit, pranë koshave të mbeturinave.

Në këtë mënyrë rreth 70 % e rrugës është pushtuar nga tezgat.

Në pjesën e mbetur të rrugës për blerësit, këto të fundit shtyjnë njëri tjetrin për të kaluar dhe në rastin e nënave me karrocë, kjo gjë kthehet në sfidë më vete.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar nga ky problem, gjë që nuk shqetëson tregtarët të cilët janë në garë me njeri tjetrin se kush do të dali në fillim të rrugës për të fituar më shumë.

“Njerëzit akoma se kanë marrë kuptimin se gjërat duhet të shkojnë ku duan, njerëzit dalin nga halli, të nxjerrin 5 lekë. Nuk është e mirë për mendimin tim”.

Ku të shesim ne, brenda nuk ka njëri, dalim në rrugë si të tjerët”.

Nuk vjen njëri te magazina,nuk janë të gjitha kushtet”– shprehen tregtarët.

Në një  vezhgim që bëri kamera jonë e fax neës dy magazina kryesore te pajisura me banakë si ajo bulmetit dhe ajo e fruta dhe perimeve jane te braktisura, madje kjo e fundit është kthyer ne vend parkimi për makina të ndryshme.

Bllokimi i rruges sjell edhe probleme te tjera si ajo e nje rasti urgent, ku në rastet kur qytetarët apo tregtarët të ndryshem ndihen të semurë dhe ka nevoje për ambulance, kjo e fundit nuk arrin të futet dot të marrë pacientin për shkak te tezgave që kane zënë rrugën.

Deri më tani asnjë masë nuk është marrë nga bashkia apo policia Bashkiake, të cilët edhe pse janë çdo ditë të pranishme ne treg duket qe kjo rremuje nuk u ka zënë syrin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re