Më shumë se 80 tregtarë në pazarin industrial të Pogradecit punojnë pa kushtet e duhura higjeno-sanitare.

 

Pjesa më e madhe ushtrojnë çdo ditë aktivitetin si tregtarë të rrobave të përdorura në ish-godinën e ndërmarrjes së përpunimit të drurit, aty ku kushtet e punës janë tejet të vështira. Kjo për shkak të mungesës së investimeve nga ana e pronarëve të kësaj godine.

 

Tregtarët prej 20 vitesh punojnë këtu për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, pavarësisht situatës së vështirë.

 

Ata i kërkojnë bashkisë ndërtimin e një tregu të përshtatshëm, ashtu siç e kanë edhe qytetet e tjera.

 

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli e  pranon gjendjen e vështirë të këtij tregu. Por nga ana tjetër ka bërë me dije se së shpejti fillon ndërtimi i tregut të ri agro-industiral, falë një investimi të fondit shqiptar të zhvillimit, ku do të punojnë në kushte komode më shumë se 300 tregtarë.

 

Në ambientet ekzistuese punojnë më shumë se 80 persona, ndërkohë që po kaq tregtojnë fruta-perime në afërsi të këtij pazari, por edhe në rrugicat e qytetit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re