Për 1 ore biznesi i vogël ne të gjithë vendin uli qepenat ne shenje proteste kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Tregu i medresesë, ai elektrik, industrial dhe tregu çam në kryeqytet kanë mbyllur dyert. Gjithashtu edhe disa tregje në rrethe iu bashkuan protestës. Tregtarët paralajmëruan se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël do t’i çojë ata drejt falimentimit. Thirrja për ketë proteste një oreshe ishte bere nga shoqata e biznesit. Por u mbështet edhe nga opozita. Gjatë uljes së qepenave në disa tregje ishin te pranishëm edhe deputetë të Partisë Demokratike e Lëvizjes Socialiste për Integrim.  Kjo është protesta e dyte pas bllokimit të katër akseve kryesore ne vend.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re