Produktet ushqimore dhe ato të shportës kanë pësuar rritje në ditët e fundit duke future në vështirësi pensionistët.

Faxnews ka pyetur disa pensionistë në Fier, të cilët janë shprehur se me të ardhurat që kanë, e kanë të pamundur të blejnë ushqëimet.

Për këtë arsye ata janë detyruar të mos blejnë gjithçka, pasi shpenzimet nuk i përballojnë dot me pensionet që kanë.

Këto janë mendimet e pensionistëve në Fier:

‘Me kursim, atë po bëjmë, nuk e përballoj dot me një pension minimal’

‘Përfitojnë disa tregtarë, dhe rritën bukën sepse u rrit mielli, ai nuk merr furnizim përditë, është abuzive kjo. Tregtarëve nuk u hyn gjëmbi në këmbë por në kohë krize edhe ata do e pësojnë. Këtë e ha konsumatori’.

‘Unë 100 mijë marrë të tëra, s’më dalin për ilace’.

‘Kanë ulur edhe gramaturën e bukës. Nuk na del buka, nuk hamë dot bukë, maskarllëqe kudo bëjnë këto, buka të vete ta provojnë ta peshojnë, s’ka dukë fare, shteti ta ketë kujdes, ushqimet janë ngritur të gjthë , të themi për Ramën , ai nuk ka shumë faj, ca të bëj më para ai’.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re