TIRANE- Prej 19 ditësh djali i saj është zhdukur pa lënë gjurmë. Nëna e Fatjon Fejzillarit, 29-vjeçari i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej 29 prillit në Laç, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, Fatime Fejzillari tregon se si e mori vesh lajmin për zhdukjen e djalit të saj, i cili kishte shkuar bashkë me shokun e tij, Aleksandër Fadili në Laç për të shitur perde, shkruan ‘BalkanWeb’.

Teksa ndërton një kronologji të ngjarjes në fjalë, bazuar edhe tek dëshmitë e banorëve të asaj zone, nëna e të riut të zhdukur lëshon akuza të forta për shokun e djalit të saj. Ajo dyshon se dy të rinjtë mund të jenë zënë për lekët që mund të kenë lënë në kazino e më pas Aleksandri e ka vrarë. Ky i fundit u ndalua dje nga policia e Kurbinit, pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me zhdukjen e 29-vjeçarit.

“Me djalin fola dy ditë më parë, por shumë pak. Shoku i tij më tha se djali im i kishte xhaxhait të tij 1 milion lekë, por kjo nuk është e vërtetë, pasi ia kishte dhënë lekët. Në datë 22 prill djali ka ikur, në datë 27 kam folur. Në datë 30 më erdhi lajmi se ai ishte zhdukur. Më telefonoi xhaxhai i Aleksandërit për lajmin. Ai më tha që të merrja në telefon nusen e djalit tim që ta pyesja, pasi Aleksandri, (shoku i tij) ishte në polici. Aleksandri nuk më njoftoi. Aleksandri thotë se ishin ndarë me Fatjonin afër spitalit të Laçit. Policia nuk më ka ndihmuar, kurse unë kam bërë kërkime me shokët e tij, kemi shkuar nga Peqini në Laç. Ata ishin ndarë në Laç, pasi do shisnin veç e veç. Ai tregoi se në orën 20:00 të darkës ata duhej të takoheshin, por djali im nuk kishte shkuar. Kam pyetur shumë persona për djalin, por më thanë se e kishin parë në orën 11:00. Pasi më solli ato perdet në shtëpi, e mori makinën e djalit dhe e çoi në lavazho e lau. Policia e Kurbinit nuk bëri asgjë për djalin tim, nuk e kërkuan. Mendoj se ata janë zënë me njeri tjetrin, pasi mund të kenë luajtur në kazino, pasi luanin shpesh. Pas orës 15:00 ai nuk u bë më i gjallë. Ata të dy ishin shok që prej 15 vitesh. Punojnë bashkë prej 10 vitesh. Dyshimin e kam tek Aleksandri, pasi pretendonte se lekët ia ka dhënë Fatjonit. Pse mos të shkonte në polici 2-3 orë në vonë, por priti disa orë më vonë. Pse lajmëroi vetëm njerëzit e vet, por mua jo. Telefonin e djalit tim e kishte Aleksandri. Ai telefon ishte i saktë”, tha nëna e dëshpëruar.

Ndërkohë, daja e djalit të zhdukur në një lidhje telefonike për emisionin tregoi se ka shumë prova që implikojnë shokun e tij. Ai tha se ka marrë dëshmi nga banorët e zonës.

“Sapo e mora vesh lajmin, unë erdha nga gjermania dhe nisa kërkimet. Dëgjova nga nusja e tij se ai ka pasur stres me shokun e vet, me Aleksandrin. Gruaja e vet e ka pyetur, pasi kishte stres që të punonte me Sandrin, se ky i kishte marrë lekë borxh për kazino. Nëse ka lënë lekë, unë e kam ndihmuar. E kam rritur vet. Shoku i tij Aleksandri më ka thënë se Fatjoni se kishte lënë 2 milionë lekë. Por ai ishte djalë i mirë, si kishte rënë kurrë në qafë. Veç një problem ka pasur me xhaxhain e tij, që i kishte dhënë mall dhe ky i kishte shitur dhe lekët i kishte çuar në kazino. Ato 700 mijë lekë ia dhashë unë dhe i thash mos luaj më”, tha daja i Fatjonit, Iliri.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re