Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se zhvillonte aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake në Përrenjas.
Në kuadër të operacionit të koduar “URAKA 1” u arrestua Ylber Suma dhe u sekuestruan dy pistoleta dhe fishekë. Shqiptari i maqedonisë u kap në vendin e quajtur fshatin Urake të qyteti i Prrenjasit.
Burime nga policia bënë me dije se i riu i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme armët nga Maqedonia, me qëllim për t’i shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 euro copa (pistoleta).
