Qytetarët shkodranë janë dakort me vendimin e qeverisë për ndalimin e qeseve plastike, edhe pse shumë prej tyre vijojnë ti përdorin ato.

Një gjë e tillë u vu re edhe këtë të mërkurë të 1 qershorit, teksa bëmë një vëzhgim në tregun e fruta-perimeve të Zdrales. Qytetarët thonë se me heqjen e këtyre qeseve, mjedisi mbahet më pastër, edhe pse ka prej atyre që janë skeptikë…

Banorët: Ia ka luajt tamam pikat, bllokohen puset, liqeni, deti prej kësaj punë. Nuk na gjen kurrgjo. Pastrohet më shumë mjedisi kështu.

Problem me qeset plastike është se du më ba një punë. Tregtia pa qese nuk bëhet. Që ta bëjnë mjedisin të pastër me cfarë të zëvendësohen?

Duhet me u hek për shumë arsye për ndotjen që bëjnë. Është shumë I drejtë vendimi.

Nga 1 qershor, qeveria ka vendosur që të ndalojë përdorimin e qeseve plastike, por që në ditën e parë në Shkodër duket se ky vendim nuk po zbatohet edhe nga vetë tregtarët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re