Skip to content

Tregtonte ilaçe kontrabandë, arrestohet 52 vjeçari në Tiranë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një 52-vjeçar I identifikuar si Ilirian Mërkuri është arrestuar, pasi tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara në Tiranë.

Në operacionin policor të koduar “Medicines”, vihet në pranga 52-vjeçari. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase që blinte medikamentet e dyshuara të kontrabanduara.

Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante në banesën e tij, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medicines”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja M. G., 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Medar Shtylla”, gjatë momentit që shtetasja M. G. po i blinte një sasi medikamentesh shtetasit I. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. M., në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë