Në Urën -Vajgurore  në situate pandemie produketet tregëtohen në mes te pluhurit dhe tymit dhe pa kushtet higjeno-sanitare. Prej vitesh qyteza Urës-Vajgurore e vuan mungesën e një tregu, ku ka më shumë se 30 vjet që tregëtimi i produkteve blegtorale si dhe ato bujqësore tregëtohen në mes të rrugës në baltw, shi apo pluhur.

Jemi në situatw pandemie dhe tregëtimi në kushtet jo të mira higjenike janë një rrezik i madh për qytetarët dhe konsumatorin që blen në këtë treg. Tregu shtrihet përgjatw gjithw rrugës kryesore e cila lidh Urën- Vajgurore me qendrën e kësaj bashkie dhe rrugën nacionale Urë -Vajgurore me Kuçovën si dhe me Lushnjen .

Tregëtarët flasin disi të  ndrojtur dhe pa kurajo që kushtet nuk janë të mira për tregëtim po ashtu dhe konsumatorët ka nga ata që nga frika shprehen se mirë janë edhe këtu mes pluhurit ndërsa konsumatorët shprehen se e keqja i sjell të  tregëtojnë këtu pasi dhe çmimet janë më të leverdisshme.

Ndërsa vijon të tregëtohet në rrugë pa asnjë lloj kushti higjeno-sanitar, ku nuk mbarojnw premtimet për këtë treg nga bashkia e Urës-Vajgurore e cila premton në çdo fuhatw se do të  ketë së shpejti treg të ri me kushte bashkwkohore. Por kanë kaluar më shumë se 20 vite ky treg vijon të jetë i njëjtë dhe qytetarët blejnw mes tymit, pluhurit nën rriskun e sëmundjeve me paratë e tyre .

“Shikojeni dhe vetë se ku blejm ushqime madje dhe produktet të bulmeti apo ka raste edhe ato të mishit prodhime të bujqësisë mes tymit, mes pluhurit si dhe pa rregulla të shëndetësisë si dhe distancimit social pjesa më e madhe nuk kanë as maska jemi kohw Covidi dhe rriskojmë me jetën tonë“- u shpreh qytetari.

Një tregëtar me gjysëm zëri shprehet se keni të drejtë, por çtë bëjmë këto kushte kemi do të ushqehemi dhe ne .Ne na premtojnë kemi vite që na kanë premtuar një vend më të mirë për tregëtim, por ja u bënë shumë vite ne prap në rrugë. Edhe ne nuk duam të tregëtojmë këtu në rrugë skemi vend tjetër, do ushqehemi .

Por ka dhe nga ata që ndoshta nga frika presioni që u bëhet nuk duan të tregojnw arsyet përse janë mirë duke tregtuar në këtë treg pa kushte.

Gjithsesi  situata është e njëjtë jemi në kohë kur virusi po na përhapet me shpejtësi marramendëse dhe të infektuar po shtohen tregëtimi në kushte të tilla është një rrezik më shumë për përhapjen e kësaj epidemie./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re