Ish- kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Lindita Milo e ftuar në emisionin E-ZONE në Vizion Plus, thotë se qeveritë ndër vite kanë kontribuar me vendimet  tyre, për të shtrembëruar konkurrencën në treg.

 

Është kjo një nga arsyet pse në vëndin tonë është kaq e vështirë që të ulen çmimet. Politika e qeverisë për të dhënë koncesione me shumicë, në shumë tregje është një nga arsyet.

 

Tashmë është e qartë që cmimet në vënin tonë nuk ulen pasi mungon konkurrenca. Por unë do të shtoja që ndër vite, qeveritë e kanë shtrembëruar tregun me vendimet tyre. Fatki që janë dhënë kaq shumë koncesione pa marrë më parë mendimin e autoritet të konkurrencës si dhe pa bërë një studim të mirfilltë tregu janë dëshmi që qeveria ka ndërhyrë në treg në mënyrën e gabuar-sqaroi Milo në E-ZONE

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re