Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në prag të festave të fundvitit vështirëson çdo familje. Por, më të pamundurit janë pensionistët dhe familjet në nevojë.

Në qytetin e Peqinit, atmosfera në tregun ushqimor të qytetit, tregon më së miri që kërkesa është mjaft e ulët, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Ndërsa 5000 lekët e shpërblimit të fundvitit, pensionistët kanë menduar të blejnë ilaçe, jo produkte për tryezën.

Dhe natyrisht, kërkesa e ulët ndikon edhe te tregtarët, të cilët shprehen se qytetarët këtë vit nuk po përgatiten fare për festat. Ata thonë se cmimet nuk kanë lëvizur shumë.

Në Qarkun Elbasan  janë mijëra pensionistë, pa llogaritur këtu edhe familjet e varfra apo me ndihmë ekonomike që ashtu si vetë stina, edhe tryeza e fundvitit do të jetë e ftohtë.

“Mrekulli janë ccmimet, deri diku mirë janë, por populli i shkretë është pa punë”, shprehet një prej qytetarëve.

“Me thënë të drejtën shumica vuajnë për kafshatën e bukës, i gjen Viti i ri me të shënuar emat”, thotë një tjetër qytetar.

“Ccmimet kanë shkuar kacafiu, kur ke grua dhe fëmijë detyrohesh që ta blesh aq sa është. Në radhë të parë njëherë, gjatë vitit grumbulloj pikët në market dhe siguroj gjysmën e ushqimeve”.

‘Me pensionin që kemi ne është shumë shtrenjtë, këtu janë më shtrenjtë se në Tiranë. Nuk blej as gjel as gjë, unë 80 mijë lekë pension marr’, shprehet një zonjë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re