Pas takimit dy palësh me Albin Kurtin, kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Tregu i përbashkët është një proces jo një akt, Do të thotë të garantojmë lëvizjen e lirë të njerëzve mallrave dhe shërbimeve. Në këto marrëveshje edhe për doganat është një tjetër akt për njësimin e tregut. Nëse i referohemi marrëveshjet e bëra që janë në fuqi dhe që i referohen që janë në fuqi dhe janë të unifikuara prapë është një akt. Kornizë finale e tregut është lëvizja nga pika A në Pikën B nga Shqipëria në Kosovës dhe anasjelltas, madje edhe në rajonin dhe kur të jemi pjesë e BE do të jetë lëvizje e pandërprerë. Kurë kalon nga një shtet në tjetër t’i nuk shikon ndryshim. Sot për marrëveshjet për lejet e qëndrimit ishim në absurd total, edhe për bashkime familjare me dokumenta dhe histori, të gjitha këto janë hequr. Ministritë e brendshme kanë vendosur një marrëveshje 5 vjecarë po ska problem. Gjitha çojnë në kornizën e përbashkët, nuk ka kufi burokratik kur flasim për ndërveprime që zhvillohen mes bizneseve private, krijimin e një hapësire të përbashkët të integruar totalisht. Me Kosovën është një hapësirë e integruar që shkon përtej tregut. Me Kosovën nuk kemi një marrëdhënie që është domosdoshmërisht e natyrës sociale, marrëdhënie kulturore dhe burimore. Kemi një sërë elementësh të tjerë. Abetarja e unifikuar që ne duam të kemi në Shqipëri për vitin e ardhshëm, menjëherë gjejmë dakordësi me Kosovën për shkak se ne gjejmë një treg të përbashkët”, tha Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re