Tregu italian duket se është I interesuar për importuar vajin e ullirit që prodhon shqipëria. Kjo kulturë mbart një rëndësi të vecantë në vëndin tonë, pasi Shqipëria numëron 10.7 milion rrënjë ulliri, ku 80% e tyre përpunohen për nevojat të tregut vendas dhe për eksport.

 

Për të gjitha ato fabrika të cerftikuara për cilësinë, do të ketë kontakte direkte me pikat e grumbullimit dhe supermarketet italiane, me qëllim nxitjen e eksporteve.

 

Ne aktualisht kemi 10.7 milion rrënjë ullinj. 80% përpunohet për nevojat tona  dhe eskport, kryesisht nga ata që kanë teknologjinë dhe që garantojne cilësinë. Madje kemi prodhues që nuk arrijnë dot të plotësojnë kërkesat që vijnë nga tregjet jashtë, sigurisht me një cmim të mirë. Por një mori fermerësh që kanë parcela të vogla që nuk arrijne dot të garantojne cilësinë e duhur, na duhet me shumë punë për të rritur më tej rendimentin.

 

Në një intervistë për vizion plus, minsitrja Frida Krifca njoftoi se kultura e mbjelljes dhe përpunimit të vajit të ullirit, do të jetë pjesë e financimeve të programit Iphard 3, nxitur edhe nga kërkesa e lartë për këtë produkt.

 

Lajm më I mirë  dhe më I shpejtë është që ulliri dhe përpunimi I tij do të jenë pjesë e programit mbeshtetes  Iphard 3 që nuk ka qënë më parë. Do të nisë që vitin tjetër. Kulturën e ullirit e kemi futur edhe në skemën e naftës. Janë një mori fermerësh që kanë marrë financim dhe rrisin cilesinë. Me programin Iphard 3  do marrin më shumë hov investimet e fermereve ne këte drejtim duke rritur më tej edhe përpunimin.- sqaroi ministrja Krifca

 

Prodhimi dhe konsumi I vajit të ullirit në vendin tonë është një nga elementët që amortizon rritjen abuzive të vajit të lulediellit. Aktulisht për shkak edhe të prodhimit të lartë, një litër vaj ulliri shitet nga 500-600 lekë.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png