Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, mesatarisht pesë fëmijë vriteshin çdo orë, por nga ana tjetër, mesatarisht shtatë foshnja lindën gjatë së njëjtës periudhë.

Gazetari i Anadolu Agency mblodhi informacionet më të fundit mbi situatën e fëmijëve në Gaza, të porsalindurve dhe të vegjëlve që trajtohen në spitale.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori vazhdojnë të intensifikohen pavarësisht reagimeve të organizatave ndërkombëtare dhe disa vendeve.

Ushtria izraelite kryen sulme brutale edhe në spitalet në Rripin e Gazës.

Sipas qeverisë së Gazës, 11,500 njerëz, duke përfshirë 4,710 fëmijë dhe 3,160 gra, janë vrarë aty në sulmet izraelite që nga 7 tetori. Sipas këtyre të dhënave, pesë fëmijë vdesin çdo orë në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite.

“Është vërtetuar se këtë vit në Gaza pritet të lindin më shumë se 66 mijë foshnja dhe se vetëm muajin e ardhshëm do të lindin 5500 gra palestineze, në një kohë kur ato janë të privuara nga nevojat elementare. Atyre u mungon uji i pastër dhe ushqimi dhe ilaçet gjithnjë e më pak. Tashmë të përballur me sfida serioze, spitalet dhe objektet e kujdesit shëndetësor janë nën sulm të rëndë, gjë që vë mijëra pacientë, duke përfshirë gra shtatzëna dhe të porsalindur, në rrezik serioz”, tha Save The Children.

Më shumë se 180 foshnja lindin në Gaza çdo ditë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Mesme (UNRËA), bazuar në të dhënat nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), njoftoi se ka 50,000 gra shtatzëna në Gaza dhe se më shumë se 180 foshnja kanë lindur në Gaza çdo ditë.

Pra, në zonën më të nxehtë të botës, aty ku po kryhet dhe një genocid mbi një popullsi civile, ka një vitalitet jete të pahasur gjëkundi.

Dhe një nga betejat që palestinezët kanë fituar ndaj Izraelit është ajo e natalitetit – lindshmërisë.

Izraeli vra e palestinezët “ringjallu”!

Ose ose, shprehja “një bie e të tjerë(dhjetra, qindra) ngrihen”, mishërohet në realitet pikërisht në Gaza.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re