Në BE, shkalla e papunësisë në muajin prill 2019 qëndroi në 6.4 për qind, njëjtë si një vit më parë, treguan të dhënat zyrtare të Eurostat botuar së fundi.

Shkalla e papunësisë në Eurozonë është ulur me 0.8 për qind në krahasim me muajin prill 2018, kur ajo ishte 8.4 për qind.

Treguesit përfshijnë ato shtete anëtare të eurozonës të cilat kanë adoptuar euron si monedhën e tyre zyrtare.

Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, BE-ja regjistroi rreth 15.8 milionë njerëz të papunë, ku 12,5 milion lidhen me Eurozonën.

Shkalla më e ulët e papunësisë është regjistruar në Republikën Çeke me 2.1 për qind, ndjekur nga Gjermania me 3.2 për qind, ndërsa më e larta në Greqi dhe Spanjë, me 18.5, ose 13.8 për qind.

“Në prill 2019, 3.2 milion të rinjtë nën 25 vjeç në vendet e BE-së ka qenë pa punë, nga të cilat 2.300.000 në zonën e euros”, u tha në deklaratën e  Eurostat.

Shkalla e papunësisë së të rinjve në BE qëndroi në 14.2, ndërsa në eurozonë prej 15.8 për qind, krahasuar me muajin prill 2018, kur ajo ishte 15.4 dhe 17.2 për qind.

Ndër të rinjtë, pak të papunë janë regjistruar në Republikën Çeke, Gjermani dhe Holandë, dhe më shumë në Greqi, Spanjë dhe Itali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re