Kreun i Shoqatës Proeskport Albania, Edvin Prençe në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar zhvlerësimin e euros, ku tha se kjo e fundit duhet të jetë një problematikë kombëtare dhe autoritetet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë dhe të reflektojnë mbi situatën.

Prençe tha se zhvlerësimi i monedhës së huaj pritet të sjellë një efekt social, ku citoi se një tjetër problematikë që po ndodh në vend është se po largohen markat e huaja.

Pjesë nga biseda:

Kursi i këmbimit duhet të jetë një problematikë kombëtare, dhe duhet të ketë reflektimin dhe ndërhyrjen emergjente që duhet të bëhet nga banka. Dëmi kryesor është në vlerën kombëtare, por do të ketë dhe një efekt social, po shkojmë drejt asaj rruge.

Efektet?

Në rast se sot flasim për një marzh të ulët, pritet të sjellë dhe shkurtim të vendeve të punës në tregun e bizneseve pasi do nuk do kemi konkurrencë në treg. E frikshme është dhe largimi i brendeve të huaja, pasi ka luhatje të vazhdueshme të politikave fiskale.  Sektorët eksportues kanë mbi 200 mijë të punësuar, mendoni sa do ishte dëmi ekonomik dhe pasojat sociale.

Barrën më të madhe e kanë pasur sektorët përpunues, ushqimorë, industrial por edhe sektori i turizmit po e ndjen problematikën. Marka made in Albania po e ndjen, por dhe qytetarët do të kemi një luftë shumë të madhe dhe brenda tregut shqiptar, frika është që të kthehemi si në 1992 ku vendi ynë ishte 100% importuese.

Problematikat ndodhin dhe në rajon por në këtë pikë kur kusi i këmbimit është zhvlerësuar nga shkaqet natyrore, qeveria dhe banka shqiptare të ndërhyjë. Mbështesja e prodhuesve vendas dhe politikat fiskale

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re