Konfirmohen trembëdhjetë raste të reja me koronavirus në Elbasan.

Mes të infektuarve janë edhe dy mësues të shkollave 9-vjeçare, njëri në shkollën “Bardhyl Popa” dhe tjetri te “Arben Paralloi”.

Në raportimin e një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 182 raste të reja pozitive në shkallë vendi dhe pesë viktima.

Ndërkohë në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, trembëdhjetë në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar./Panorama

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re