Trembet Oerd Bylykbashi: Basha mund të më heqë edhe mua si Flamurin, ai është diktator

bylykbashi.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur sot rreth situatës në të cilën ndodhet PD. Bylykbashi ka bërë një analizë të 8 viteve të Bashës në krye të partisë, duke thënë se vetëm është bërë autokrat sa herë që humbiste zgjedhjet.

Sipas deputetit, i cili është rreshtuar në krah të kundërt me Bashën në betejën e brendshme të PD, në të ardhmen do të ikin dhe të tjerë siç iku dhe Flamur Noka.

“Modeli që ka prodhuar Lulzim Basha gjithë këto vite, është që ai humbet dhe prodhon model më autokratik brenda partisë. Në 2013 në PD ka pasur debat, ka pasur figura. Kishte një debat dhe ishte i pranueshëm. Në vitin debati u hesht. Priste grupi Parlamentar kur Basha merrte vendimin me aleatët dhe të gjithë mbanin shënime.

Ne i dhamë shansin Bashën dhe ai mori vendime katastrofike. Ja ku jemi sot në 2021. Pas 25 Prillit kemi një Lulzim Basha që merr vendime dhe nuk pyet askënd. Siç iku flamur Noka do iki unë, do ikin dhe të tjerë që i rrinë rrotull sepse ai nuk ndryshon. Lulzim Basha kishte shansin që të rishpikte veten pas 25 Prillit, ai nuk e bëri këtë”, tha deputeti.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë