Skip to content

Treni përplas makinën në Elbasan, plagoset shoferi

Një 32 vjecar mbeti i plagosur mesditën e kësaj të mërkure në Elbasan, pasi mjeti me të cilin udhëtonte u përplas nga treni.

 

Sipas policisë treni i pasagjerëve i linjës Elbasan-Kashar, goditi makinen tip “Opel” mbi shina.

 

Ngjarja ka ndodhur pranë Metalurgjikut, nderkohe qe i dëmtuari u transportua me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Ndërsa mashinisti dhe ndihmësi i tij  u shoqëruan në komisariatin e policisë.