Një 56-vjeçar në Bulqizë është vënë në pranga, pasi është kapur me armē zjarri pa leje dhe municione luftarake në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit R.R , policia ka sekuestruar kallashnikov, qindra fishekë luftarakë, kapsolla elektrike, detonatorë dhe fitil zjarr-përcjellës.

56-vjeçari u arrestua në flagrancë në banesën e tij në fshatin Tërnovë.

NJOFTIMI:

Bulqizë

Falë bashkëpunimit Polici-Komunitet dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë goditet një tjetër rast i armēmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin dhe goditjen e armēmbajtjes pa leje kapet dhe vihet në pranga një 56-vjeçar, pasi mbante armē zjarri dhe municione luftarake në banesë.

Sekuestrohen kallashnikov, qindra fishekë luftarakë, kapsolla elektrike, detonatorë dhe fitil zjarrpërcjellës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armē zjarri apo që i mbajnë pa leje në banesë, si dhe të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Pas informacione të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Tërnovë posedonte armē zjarri pa leje, menjëherë u organizua puna dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. R., të gjenden dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: një kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe 110 m fitil zjarrpërcjellës.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 56 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Armēmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burg deri në 7 vjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re