Incidenti i djeshëm në ish-selinë e PD-së, sot në pronësi të Bashkisë së Tiranës, i cili pati për protagonist presidentin Meta, pati tre dimensione dramatike, që për ironi janë dhe qesharake.

E para, është etike, teksa sheh kryetarin e shtetit të shpërfytyruar në çdo pikëpamje, deri në mëshirimin. Sidomos kjo, në raport me arsyen pse.

E dyta, është përmbajtësore, pra “Pse”ja.

E treta, është avokatore.

Te e dyta, edhe njëherë, si në çdo çështje me debat, u vu re dispropocioni mes palëve. Pala qeveritare të ofrohet me dokument dhe argument ligjor, pala opozitare i përgjigjet me interpretime politike, si gjithnjë të vafra dhe shtampë.

Te e dyta, është avokatia e shëmtuar, ajo politike dhe mediatike.

“Presidenti po mbron Kushtetutën”, ishte një ndër frazat e Lulzim Bashës, njeriut që pretendon të bëhet kryeministër dhe shkon e gris, sy publikut, një dokument zyrtar, pa qenë i aftë, të tregojë, të paktën, njëherë një karrierën e tij politike, elegancën  e një politikani apo shtetari të pretenduar.

Dhe, si provë e varfërisë ligjërimore e logjike, si dhe paaftësisë argumentuese për çdo çështje, i këput një frazë që së paku nuk duhet të dalë nga goja e tij si jurist, ajo që “Presidenti mbrojti Kushtetutën”(!!!). Pyetje: Cili nen kushtetuese ishte shkelur për të cilin duhej të çakërdisej kreu i shtetit në “mbrojtje të Kushtetutës”?

Pastaj vjen dhe avokatia mediatike, me sofizmat më të shëmtuar të mundshëm prej disa “lapsave” që Rama iu është shndërruar në obsesion nga paaftësia për ta sfiduar.

Dhe në gjithë këtë zhurmnajë të tyre, ku dominon pretendimi i autoritarizmit të Ramës (ku nuk dallojnë në fakt autoritetin nga autoritarizmi), apo asaj se ajo çfarë ndodhi me zyrat e FRD-së na qenkërka hakmarrje politike, duhet t’u kujtohet se nëse ka një gjë me shumë pikëpyetje të madhe te Rama dhe pushteti i tij i pretenduar, ajo është “Syri”, pra “TV Syri”.

Eshtë një media e ngritur nën hundën e tij, e destinuar vetëm për të, e cila mishëron nja mal parash, pas së cilës nuk ka ende asnjë biznes që mund ta përligj, e cila ngrihet dhe “hedh vallen” e saj lirshëm, gjë që s’do kishte kurrë rast të ndodhte në kundërtën, pra nëse në pushtet do qe Berisha.

Kujtojmë se Agoni nuk u ndërtua me theks kundër Ramës dhe linja e saj editorale opozitara ka qenë mjaft e lehtë dhe e kultivuar, siç e kanë sot disa media të tjera, ku veçon ABC News, CNN Albania apo Euronwes. E tillë ishte dhe Agon Channel.

Asnjëra s’ngjan me Syrin, ashtu siç as ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me ndonjë linjë editoriale të Top Channel, të cilat, me të sipërmendurat, pavarësisht kahjeve. janë brenda së pranueshmes në mënyrën e servirjes së produktit anti-pushtet.

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë ngjashmëri as në bazën e financimit, ku secila nga mediat e mësipërme, e kanë së paku, me qartësi publik një biznes nga pas. Syri është unik dhe në këtë pikë, pasi nuk e ka. E megjithatë është i qetë nën qeverisjen e një pushtetit autoritarist.

Po na e shpjeguan këtë ata që dje bënë avokatinë e Metës dhe FRD-së, si nga opozita politike apo media pranë saj, do i bënin nder të madh opinionit.(Tesheshi)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re