Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistë e laburantë do të bëjnë vaksinë me detyrim.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, e cila tha se me grupet e para vihet re një trend në rritje për t’u vaksinuar nga grupi i parë, i cili duhet ta ketë kryer deri në fund të muajit shtator.

Por, vaksinimi i detyruar ka hasur kontestime dhe refuzime edhe në Shqipëri, pasi e konsiderojnë shkelje të së drejtës së njeriut. Ndërkohë që, ka ekspertë që mendojnë se përsa kohë nuk ndalon infektimin, vaksina nuk mund të jetë e detyrueshme.

Zëvendësministrja bën thirrje për vaksinim në mënyre që të kemi mbulese të lartë vaksniale dhe të mos lejojmë qarkullimin e mutacioneve./ TCH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko