Niseni ditën me një nga këto lëngje që t’ju shkojë dita mbarë dhe të jetoni më gjatë.
Çaji
Një studim i publikuar në revistën Annals of Epidemiology sugjeron se çaji ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme. Studimi, i kryer nga Qendra Kombëtare Japoneze e Kancerit zbuloi se njerëzit që konsumojnë pesë filxhanë çaj në ditë janë më pak të rrezikuar që të vdesin nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru apo problemet me frymëmarrjen.
Një studim tjetër i publikuar tek uebsajti News-Medical.net sugjeroi se konsumimi i çajit ul vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare me 24%.
Kafja
Një studim i kryer së fundmi nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë një sasi të moderuar të kafes jetojnë më gjatë. Shkencëtarët analizuan të dhënat e tre studimeve të tjera afatgjate, ku janë përfshirë më shumë se 300 meshkuj dhe femra për më shumë se 30 vite. Ata dolën në përfundimin se kafja ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe ato neurologjike.
Kafja përmban përzierje të ndryshme, si antioksiduesit, që mbrojnë trupin e njeriut nga oksidimi, ku fshihen radikalët e lira, që dëmtojnë molekulat në trup. Oksidimi konsiderohet si një nga mekanizmat që qëndrojnë pas procesit të plakjes dhe që i hap dyert sëmundjeve të ndryshme, si kanceri apo sëmundjet e zemrës. Kafja është një nga burimet më të mëdhenj të antioksiduesve në dietën perëndimore, duke lënë pas shumë fruta dhe perime.
Uji
Nuk jeni fans i çajit apo kafes? Atëherë pini çdo mëngjes një gotë me ujë dhe shtrydhni edhe pak limon nëse keni mundësi. Trupi i një të rrituri është rreth 75% ujë. Trupi juaj ka nevojë për ujë që qarkullimi i gjakut, veshkat dhe sistemi i tretjes të funksionojnë siç duhet.
Shkencëtarët tek Universiteti Loma Linda kanë zbuluar se konsumimi i tetë gotave të ujit në ditë ul rrezikun për të pësuar atak në zemër në krahasim me dy ose më pak gota në ditë. Ai parandalon sëmundjet e zemrës dhe na zgjat jetën.
Shumica e njerëzve nuk pinë mjaftueshëm ujë gjatë ditës, prandaj janë të lodhur, të plogësht dhe të dehidratuar. Mungesa e ujit përshpejton gjithashtu procesin e plakjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re