SPAK ka urdhëruar gazetarin Elton Qyno të mos publikojë më të dhëna mbi rrëfimin e vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani.

Vendimi ka ardhur pas një serie shkrimesh, që kanë të bëjnë me vazhdimin e rrëfimit të Dumanit, përtej ngjarjeve që çuan në operacionin e policisë “Plumbi i artë”.

Rrëfimi që doli fillimisht në media nuk ishte i plotë. Duket se gazetari disponon vazhdimin e rrëfimit që ka të bëjë me porosi të tjera të vrasjeve. Por ai është thirrur në prokurori, ku i është komunikuar urdhri për të mos nxjerrë më detaje, për shkak të sekretit hetimor.

Ndërkohë në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe aktivisti Ervin Goci, i cili në një postim në rrjete sociale shprehet se prokurorët kanë vepruar si në kohën e monizmit, me të cilët shkoje direkt në burg ndersa gjykata vetëm vuloste.

Po ashtu ai u shpreh se dita e djeshme ishte e zezë për lirinë e shprehjes. Ndër të tjera ai shprehet se vendimi ka ardhur me urdhër nga lart.

Postimi:

Intervista e djeshme te Sonila Meço e gazetarit Elton Qyno, pas kercenimit te hapur nga tri prokurore per çeshtjen Dumani, ishte pak te thuash tronditese. Dua te ndaj solidaritet dhe dy fjale per te avance te rrezikshme te Prokurorise :

Tri Prokurore dje kane terrorizuar nje gazetar, duke e kercenuar me burg, megjithese ka nje ligj qe e rregullon raportin e qytetareve apo gazetareve per sekretin hetimor. Pushteti gjyqesor, drejtesia, eshte pushtet me vete dhe nuk mundet qe t’i jape komanda nje pushteti tjeter, kjo eshte abc-ja e demokracise, po si eshte e mundur qe leshohet nje leter e tille, qe me shume dukej si leter-kercenim poshte deres.

E dine keta qe edhe nese gazetari prish nje sekret hetimor, vleresohen ne gjykate arsyet, rrethanat, çfare eshte humbur e çfare eshte fituar, pra ka peshore, si ajo peshorja e famshme qe shenjon Drejtesine.

Nuk eshte kot ajo!

Prokuroret kane vepruar si kasape duke i perngjare prokuroreve te monizmit qe vepronin me akte administrative ekzekutive, me te cilat shkoje direkt ne burg, gjykata vetem vuloste, nuk kishte asnje shans te hidhte poshte vendimin e prokurorit.

Dita e djeshme eshte dite e zeze per lirine e shprehjes, a thua ta kene bere nga koka e vet prokuroret? Nuk besoj!

Po te mos ishte urdher nga lart, dikush do ta kishte peshuar urdherin, po ne fakt nuk ka patur se kush ta peshoje, sepse vendimi ka ardhur ne forme ekzekutive me porosi nga lart.

Arsye per t’u frikesuar qe mund ta hash burgun edhe komplet kot, se thjesht dikujt i teket..

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re