Kryetari i Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë, Carmel Agius, në prag të përfundimit të misionit të këtij institucioni, po qëndron sot në Beograd dhe me këtë rast ai është pritur nga presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq.
Bëhet e ditur se ai ka kritikuar Serbinë për mosdorëzimin e dy të anëtarëve të Partisë Radikale Serbe të kërkuar nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavinë. Po ashtu ai e quajti të papranueshme për bashkësinë ndërkombëtare angazhimin e gjeneralit Vlladimir Llazareviq, të dënuar për krime lufte në Kosovë, për të ligjëruar në Akademinë Ushtarake të Beogradit.
Mediat raportojnë se Vuçiq i ka kërkuar atij kthimin e dokumentacionit që Serbia ia ka dërguar Tribunalit.kd,

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re