Donald Trump ka shprehur interes për blerjen e Grenlandës por Danimarka nuk është e interesuar ta shesë, dhe për më tepër, mendon se është një ide e tmerrshme.

Sipas Wall Street Journal, presidenti amerikan u ka kërkuar ndihmësve të tij dhe këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë të shqyrtojnë mundësinë e blerjes së ishullit më të madh në botë, një vend autonom i mbretërisë së Danimarkës.

Ane Lone Bagger, ministre e jashtëm e Grenlandës, tha se “jemi të hapur për biznes, por ne nuk jemi në shitje.” Komente të saj u bënë jehonë nga politikanë të tjerë në Grenlandë dhe Danimarkë.

“Jo, faleminderit”, thotë edhe Aaja Chemnitz Larsen, deputete nga partia Inuit Ataqatigiit, e dyta më e madhe në Grenlandë. Ajo tha se atdheu i saj nuk ishte një mall që mund të shitej, dhe se ishte “jashtëzakonisht e pakëndshme të dëgjosh që diskutoheshin terma të tillë”.

Larsen i tha gazetës Berlingske se do të ishte më mirë që Grenlanda të qëndronte me Danimarkën dhe përfundimisht t’i jepej pavarësi e plotë.

Ajo tha “nëse do të ishin blerë nga SHBA, sistemi i mirëqenies do të çmontohej dhe do të bëheshin ndryshime thelbësore në shoqërinë e vendit.”

Ekziston një shumicë e madhe e mbështetjes për pavarësinë në Grenlandë, megjithëse ka pak siguri se si vendi do të mbijetonte pa fonde nga Danimarka.

2.16 milion km katror i Grenlandës (836,000 milje katrorë) janë 80% të mbuluara në akull, me 56,000 banorë të saj të përqendruar kryesisht rreth vijave bregdetare dhe në kryeqytet, Nuuk.

Ishulli ka rregulla të ndara nga Danimarka në shumicën e çështjeve të brendshme, por Kopenhaga është ende përgjegjëse për mbrojtjen dhe punët e jashtme.

Nga ana e tyre, politikanët danezë reaguan ndaj idesë si të tmerruar. “Duhet të jetë një shaka e Ditës së Gënjeshtrave … por kjo është totalisht jashtë sezonit”, tha ish-kryeministri Lars Løkke Rasmussen, i cili kryeson opozitën e qendrës së djathtë.

Søren Espersen nga partia nacionaliste popullore tha se nëse kjo ishte e vërtetë, “është provë përfundimtare që Trump është çmendur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re