Keni nisur një javë që duket se do të jetë e lodhshme dhe e zhurmshme, por, në fakt, dëshironi argëtimin dhe relaksin, të paktën në kohën e lirë? Zgjedhjen jua jep Tring. Seriale, filma, programe për fëmijë, dokumentarë, lifestyle, sitcom dhe sport, shumë sport, të gjitha kur dhe si të dëshironi ju, pa asnjë kufizim kohor, kurdo që i përshtatet ritmit tuaj.

 

Adhuruesit e serialeve turke, takimin e përnatshëm me serialin më në zë të momentit “Tri Motrat”, e gjejnë në 3Plus, në orën 21:00. Ndërkohë që të mërkurën në orën 21:00, në Tring Series, premierë sezoni  i dytë i sagës “Luftëtari”, në një action-crime shpërthyes.

 

 

Vogëlushet në kohën e tyre të lirë, mes programesh dhe serialesh të panumërta që transmetohen 24 orë për ta, do të gjejnë edhe dy premiera, “Shokët e vegjël”, çdo ditë në orën 19:15 në Tring Tring dhe “Kibaoh Klashersh” në orën 19:00 në Kids.

 

 

Me ciklet “Planeti i Blertë” dhe “Një vit në natyrën e egër”, të mërkurën dhe të premten ora 22:00 në Tring Planet, mund të përjetoni natyrën, mjedisin, njerëzit dhe ndërveprimin mes tyre, si një prej formave më të bukura të artit të jetës.

 

 

Me Living dhe “Sfida e Luleve”, një reality në formën e garës për strukrurën më të bukur të krijuar vetëm me lule dhe gjethe, mbrëmja e së premtes do të marrë edhe më shumë hijeshi.

 

 

Ndërkohë që Smile sjell çdo mbrëmje në orën 20:00 të qeshura pafund, por edhe mister, me premierën “Fqinjë të dyshimtë”, me protagonistë Stiv Martin dhe Selena Gomez.

 

 

Në kanalet dedikuar kinemasë, premierat e fundit botërore, blockbuster-s, produksionet më të kushtueshme të të gjitha kohërave, por edhe koleksione tematike të larmishme.

 

 

Dhe ëmbëlsira për në fund, një fundjavë e mbushur me adrenalinë dhe ethe, me një mori eventesh sportive, si supersfidat e Serie A “Roma-Milan” të shtunën në orën 18:00, apo “Inter-Lazio” dhe “Bologna-Juventus”, të dielën në orën 12:30 dhe 20:45, në Tring Sport 1.

 

 

Ndërkohë që në Tring Sport 2, në orën 18:00, në kampionatin turk përplasen “Besiktas – Galatasaray”. Kurse në Tring Sport 3, fundjava i kushtohet garave të Moto GP, që do të finalizohen me Çmimin e Madh të Spanjës, të dielën, në orën 15:00.

 

 

Dëshironi më tepër?

Po, e kemi. Video on Demand, katalogu i pasur me mijëra evente, të gjitha sipas kohës dhe mundësive tuaja për t’i parë.

 

Javë të mbarë! Me Tring, ama!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re