As nje e as dy, por tre motra Trinjake. Rasti I rralle u prezantua sonte në emisionin Vizioni I pasdites ku te ftuara ishin motrat trinjake Eni, Ina dhe Olta të cilat kanë lindur në Ksamil në vitin 1998.

Tre motrat, tashmë 21 vjec që duken identike me njëra-tjetrën, përveccëse nuk janë ndarë nga njëra tjetra që në momentin e lindjes, për koicidencë studiojnë të treja në fakultetin e Shkencave sociale.

Ato rrëfyen marrëdhënien e tyre të vecantë, duke iu përgjigjur edhe pyetjes më të shpeshtë që iu bëhet binjakëve apo trinjakëve, nëse kanë apo jo telepati me njëra tjetrën.

“Po ne na ka ndodhur disa herë të kemi telepati. Një rast më ka ndodhur më Inën. Ishim duke kaluar te vijat e bardha dhe një gocë me makinë me shpejtësi ishte gati për të ndaluar por nuk ndaloi dhe pa e patur mendjen fare që ishte Ina që do kalonte rrugën, e kam tërhequr automatikisht, direct, është thjesht instikti”, tha Eni më e madhja nga motrat trinjake.

Trinjaket ndanë gjithashtu edhe momente gazmore nga jeta e tyre duke treguar se në fakt jo vetëm kalimtarët por edhe njerëzit e afërm I ngatërrojnë me njëra tjetrën.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re