Skip to content

Trishtimi epik serb: si reagoi Vuçiç kur u votua gjenocidi në Srebrenicë

2024 05 23T155036Z 2145027407 RC2BW7ASAPTM RTRMADP 3 UN SREBRENICA RESOLUTION 1716479681.webp

Me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, çdo 11 korrik pasues është Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës 1995.

Vendimi u mor me rezultatin  thellë 84 me 19.

Ky është një hap kyç drejt njohjes dhe dënimit të krimeve që ndodhën në Srebrenicë gati tre dekada më parë.

vucic reakcija un rezolucija maj2024 ps rts

Vuçiç, i cili u shfaq me flamurin serb hedhur krahëve, nuk mundi dot, paçka një angazhimi të fuqishëm në gati një muaj, që ta zhbënte rezultatin duke lobuar me shumë shtete.

Votuan pro:

Shqipëria, Andorra, Australia, Austria, Bangladeshi, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Bullgaria, Cabo Verde, Kanada, Çad, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Xhibuti, Ekuador, Egjipt, El Salvador, Estonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gambia, Gjermania, Guinea, Guajana, Islanda, Indonezia, Irani, Iraku, Irlanda, Italia, Japonia, Jordania, Kuvajti, Letonia, Libia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malavi, Malajzia, Malta, Mauritania, Mikronezia, Mali i Zi, Mianmari, Holanda, Zelanda e Re, Nigeri, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Pakistani, Palau, Polonia, Portugalia, Katari, Koreja, Moldavia, Rumania, Ruanda, San Marino, Arabia Saudite, Senegal, Sierra Leone, Singapor , Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Tunizia, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe, Tanzania, SHBA, Uruguai, Jemeni, Zambia.

 

Ndërsa votiuan kundër:

Antigua dhe Barbuda, Bjellorusia, Kina, Komoret, Kuba, Koreja e Veriut, Kongo, Dominika, Eritrea, Esëatini, Grenada, Hungaria, Mali, Nauru, Nikaragua, Rusia, Sao Tome dhe Principe, Serbia dhe Siria.

Dhe shihni reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa lexohen rezultatet e votimit në OKB: