Arjan Pushi është i pari në radhët e mjekëve që fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte dot nga Covid-19 ndërsa duke nisur nga personalitetet e shtetit deri tek kolegët e tij kanë shprehur keqardhjen për humbjen si dhe ngushëllimet për familjen e tij.

Njëri prej tyre është edhe mjeku i njohur Tritan Kalo: “Nga gjiri i heronjve të Shëndetësisë një MANTELBARDHË e humbi sfidën me Sars-Cov2/Covid-19. U prehshi ne Paqe Prof. Arian Pushi!” shkruan Kalo.

Arjan Pushi ka pasur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. Ai u nda përfundimisht  nga jeta sot në moshën 58-vjeçare.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re