Tritan Kalo është një prej mjekëve më të njohur në vend, me një eksperiencë të gjatë. Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Kalo është kthyer 36 vite pas ku kujton përballjen me epideminë e Rubeolës.
Teksa flet me pasion për profesionin e zgjedhur, Kalo thotë se do ta fitojmë betejën me COVID-19.
“PËRHERË pranë jush dhe për ju…. Mars 1984, Epidemia e Rubeolës ….Mars 2020, Pandemia e Covid-19…Edhe pse midis tyre shtrihen 36 vite, vështrimi im drejt ardhmërisë mbetet ende i kthjellët…Po aq të kthjellta mbeten edhe dëshira, pasioni e përkushtimi në punën time të MANTELBARDHIT, një profesion i mbushur me vlera të pafundme jetëdhënëse….PAVARËSISHT vështirësive e sfidave të përditëshme, që bart ushtrimi i një profesioni të tillë, NUK besoj se do të bëja një tjetër zgjedhje për jetën time, përpos asaj të të qënurit MJEK në shërbim të popullit tim….Miq e bashkëkombas, JENI të gjithë e në çdo kohë pa as më të voglin dallim, po aq të vlersuar nga unë!!!”, shkruan Kalo.
