“Lufta” me mushkonjat është një momentet me të bezdisshme gjatë verës. Pavarësisht produkteve që reklamohen për eleminimin e tyre, shpesh ato nuk bëjnë efektin e pritshëm. Krahas bezdisjes dhe kruarjeve, pickimi nga mushkonjat mund të sjellë dhe problematika të rëndësishmë shëndetësore.

Në një status në rrjete sociale, Profesori i Sëmundjeve Infektive Dr. Tritan Kalo ka ndarë disa foto nga puna e përdtishme me pacientët dhe ka bërë thirrje për të filluar dizinfektimi.

Statusi i Plotë

12.07.2022….Mirmëngjes e ditë sa më të mbarë miq, të afërm, dashamirës dhe bashkëkombas….Një RIKUJTESË dobiprurëse për Shëndetin Publik….DITËN, mbrëmjen dhe natën, ka javë që na e “shqetësojnë” disa miq të padëshirueshëm dhe sëmundjepërhapëse sikundër janë mushkonjat, në mes të cilave edhe ato të llojeve Anopheles apo Tigër, që tashmë janë të mirëinstaluara në hapsirat tona….Përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbiinfektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qëndror, tsutsugamushin apo ethen me dhimbje poliartralgjike, malarien, etj.…Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, Grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, NE nuk jemi të përjashtuar prej tyre….Për ilustrim po ndaj me ju disa foto personale të bëra gjatë ditës së djeshme në QSUNT….Jemi vonë për të filluar DEZINSEKTIMIN, por së paku më mirë vonë se kurrë…. Together forever!!!/ shendeti.com.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re