Kryeminstri Edi Rama deklaroi të enjten nga studio e OPEN në Top Channel se gjatë muajit maj, po mendohet të kalohet gradualisht në disa masa lehtësuese dhe në hapjen e disa bizneseve për rinisjen e punës. Kreu I qeverisë tha se po studiohet edhe mundësia për lokalet dhe restorantet.

Por, po nga studio e OPEN, mjeku i njohur Tritan Kalo tha se liberalizimi i masave është një akt i parakohshëm.

“Liberalizimi i masavë është akt i parakohshëm. Në Zelandën e Re, ku ka vetëm një rast të vdekur, kryeministrja ka vendosur të lehtësojë masat shtrënguese, por thotë se “nëse do të lëvizim herët do shkojmë prapa”. Nuk mundet menjëherë të hapen baret, kinematë, por ka dise subjekte prodhuese që mund të respektojnë kushtet e distancimit publik. Duhet presion vazhdimisht për distancimin fizik”, tha Kalo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re