Skip to content

Tritan Kalo u largua nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Erion Dasho: Veprim prej një profesionisti dinjitoz

Mjeku Erion Dasho ka reaguar pas largimit të mjekut të njohur Tritan Kalo nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët marrin vendimet për masat anti-Covid.

Dasho e përgëzon Kalon për vendimin e tij duke thënë se ky është një veprim prej një profesionisti dinjitoz.

Postimi i plotë:

“NJË VEPRIM PREJ PROFESIONISTI DINJITOZ!

Sot, Prof. Tritan Kalo dha dorëheqjen nga pjesëmarrja në komitetin qesharak anti-COVID!

Një veprim prej profesionisti të ndershëm që prej kohësh ka protestuar kundër keqpërdorimit të komitetit nga politika.

Uroj që veprimi i sotëm i Prof. Kalos të pasohet nga të tjerë kolegë që do të largohen prej të ashtuquajturit komitet!

Deri tani, krenar për veprimin dinjitoz të profesorit!”