Mjeku i njohur Tritan Kalo vjen me një mesazh t fortë për të gjithë qytetarët, të cilët po kalojnë momente të vështira për shkak të rasteve të paraqitur në Shqipëri me koronavirus.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kalo thekson se qëndrimi në shtëpi kërkon padyshim disa sakrifica, por bëhet për të përforcuar të drejtat për jetën dhe triumfin ndaj rrezikut që kanos ky virus.
Sipas Kalos, vetëndërgjegjësimi ishte dhe do të mbetet ‘kyçi i artë’ për të përballuar këtë sëmundje. Kujtojmë se duke nisur nga ora 6:00 e mëngjesit të sotëm Tirana dhe Durrësi qëndrojnë në ‘shtetrrethim’ vendim ky i marrë nga qeveria në kuadër të përforcimit të masave, deri të dielën, në orën 00:00.
POSTIMI I TRITAN KALOS
NUKU është sakrificë…NUKU është asnjë shkelje e të drejtave tuaja themelore….QËNDRIMI në shtëpi është vetëm e vetëm përforcim i të drejtave tuaja për JETËN, për triumfin e saj ndaj rrezikut vdekjeprurës, që MUNDET t’ju vijë në këto momente të Epidemisë së Covid-19…..
VETNDËRGJEGJËSIMI ishte, është dhe do të mbetet “kyçi i artë” për përballjen me këtë sëmundje…..NUKU është aspak vetëflijim për ju por vetëm e vetëm për Mjekët, Infermierët, Imazheristët, Farmacistët, Sanitaret dhe i gjithë stafi mbështetës në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, i cili vigjilon për jetët tuaja….
NA NDIHMONI që të kemi mundësinë t’ju ndihmojmë brenda kapaciteteve tona në betejën kundër Covid-19, duke mos u rrezikuar të infektoheni me shkeljen e shumë rregullave të arta të vetëizolimit, kufizimit të lëvizjeve, mos grumbullimit në mjedise publike, kujdesit ndaj higjienës personale dhe asaj kolektive, përkujdesit ndaj të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë si më të ekspozuarit dhe më të kërcënuarit,
ushqehuni shëndetshëm, uji, çaji apo lëngjet e ndryshme duhet t’a mbajnë kurdoherë të njomë fytin tuaj, mos teshtini apo pështyni pa e kufizuar hedhjen e tyre në mjedisin rrethues…
KUPTONI e ZBATONI me korrektesë udhëzimet e mjekëve dhe te Autoriteteve Ligjzbatuese….MOS u panikoni dhe krijoni mbingarkesë të panevojshme për kapacitet e Shërbimeve Mjekësore Publike….
JEMI së bashku në këtë betejë për vijimësinë e jetës…..Si MANTELBARDHË Ju duam dhe Ju mirëkuptojmë, POR edhe Ju duhet të na mirëkuptoni dhe të respektoni ato çka Ju këshillojmë….We will win that war!!!