Mjeku i njohur, Tritan Kalo, jep një tjetër mesazh të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit, teksa thekson se vetëndërgjegjësimi mbetet ende i çalë. Mjeku Kalo shkruan në “Facebook” se duhet bashkëveprim dhe bashkëpunim për të kapërcyer këtë “flamë botërore” me sa më pak humbje njerëzore.

Postimi i mjekut Tritan Kalo:

VETNDËRGJEGJËSIM MBETET ENDE I ÇALË….Ju kemi informuar dhe kurrë nuk do të lodhemi duke ju informuar….EKIPI punëmadh e fjalëpak i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive po ju gjindet pranë në çdo minutë të ditës….

QËNDRONI në shtëpi dhe respektoni rregullat e distancimit social, për t’i ngadalsuar vrullin e përhapjes Covid-19….Pak ose më mirë ASPAK POLITIKË e POLITIZIM të gjithshkaje….

KOHA lyp vetëm e vetëm bashkveprim dhe bashkpunim, për të kapërsyer me sa më pak humbje njerzore këtë “flamë botërore”…..SHUPLAKAT tona ndaj sistemit apo politqenërve të këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, do të kemi mundësi t’i përdorim që në zgjedhjet më të afërta…..NË NDËRKOHË më shumë dashuri e respekt për njeri tjetrin…..SA MË PAK DASI në mendimet dhe në qëndrimet tona, përkundrejt armikut të përbashkët, tinzarit Covid-19…..

PAS FITORES së kësaj beteje, shpresoj dhe uroj që të kemi vullnetin dhe dëshirën për të bërë ndryshimet e duhura në këtë sistem të dështuar, që nga mënyra e instalimit të tij po ashtu edhe përgjatë 30 viteve të një tranzicioni asfiksues, për burimet njerzore, natyrore dhe zhvillimore të Nënlokes Shqipëri….

PUNË, PËRKUSHTIM e PROFESIONALIZËM nga kushdo dhe kudo….E vetmja PPP dobiprurëse për kapërcimin e kësaj situate….

OPTIMIZMI ynë kërkon mbështetjen dhe mirëkuptimin nga të gjithë ju….SË BASHKU do tia dalim!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re