Nisma rajonale mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veritu “Ballkani i Hapur” u bë objekt i debatit në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së të enjtes.

Deputeti demokrat Tritan Shehu e cilësoi nismën një projekt serb, ndërsa akuzoi qeverinë se me “Open Balkan po bën tellallin” e Vuçiçit. Sipas tij, kjo nismë vetëm sa po e largon vendin dhe rajonin nga projektet evropiane ku Kosova të marrë pjesë me të drejta të barabarta.

“Ballkani i Hapur është një nismë e përgatitur në zyrat e Vuçiç, jo të PS dhe ju jeni bërë tellall i këtij projekti që bie ndesh me interesat e Shqipërisë, Kosovës, Ballkanit dhe integrimit evropian. Pse e sulmoni kaq egër Kosovën kur duartrokiteni në Serbi për Ballkanin e hapur?

Po çorientoni edhe partnerët tanë që s’po dinë çfarë po ndodh me ne. Në vend të mbështesim vetëm projekte të Brukselit, ngatërrohemi në këto shtigje që na largojnë nga BE. Ai projekt i shërben ëndrrave të vjetra serbe për të dhënë atë që s’është e nevojshme në Ballkan. Ballkani ka nevojë për projekte evropiane në praninë e Brukselit, ku Kosova të jetë e pranishme me të drejta të barabarta”, tha deputeti demokrat.

Ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka mohoi që me Ballkanin e Hapur të jetë harruar Kosova. Sipas saj, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk merret asnjë vendin pa u diskutuar impakti te Kosova.

“Kosova është çështja jonë kombëtare dhe askush nuk mund ta vërë këtë në diskutim”, tha ministrja Xhaçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko