“Zoti Basha sot veçse pranoi të ekzekutojë, nën presionin e anëtarëve të PD dhe votuesve të saj, vendimin për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të PD, i ratifikuar ky prej 18 Dhjetorit. Asgjë tjetër, ai që prej asaj date nuk ishte kryetar”. Janë këto fjalët e deputetit Tritan Shehu, si koment për dorëheqjen e liderit të Partisë Demokratike.

Sipas Shehut, “ai kështu po liron një zyrë të mbajtur padrejtësisht me ndihmën e shkopinjve dhe “gazit” të Ramës”,  duke shtuar se “ne të gjithë së bashku duhet ta shfrytëzojmë këtë ngjarje, për të çuar në normalitet PD e grupin e saj parlamentar”.

Por deputeti mbështetës i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha, ka kritikuar deklaratat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që ndër pikët e paraqitura propozonin edhe tërheqjen e ish- kryeministrit Berisha nga gara për lidership.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re