Edhe pse Sali Berisha praktikisht është një politikan i vdekur tashmë, Tritan Shehu vazhdon t’i serviloset.

Sipas tij, SHBA do e korrigjojë vendimin për shpalljen e tij “non grata”, pasi Berisha është njeriu më pro-amerikan i mundshëm.

“Berisha është një lider historik me merita të veçanta e thelbësore për ndryshimet demokratike, zhvillimet, rrugën pro perëndimore, europiane, pro amerikane të vendit tonë dhe më kontribute të tilla edhe në Rajon. Është një personalitet thellësisht pro europian e pro amerikan, me një karakter të fortë, korrektësi, ndershmëri e këmbëngulje.

Për vetë rolin e tij, ai jo rrallë është vendosur edhe në qendër të sulmeve, akuzave nga qarqe të ndryshme, që padyshim mund të lënë edhe gjurmë apo të krijojnë mjegullnaja nga më të ndryshmet dhe pranë institucioneve nga më seriozet.

Unë gjykoj se këto mjegullnaja mund të influencojnë kudo, qoftë dhe përkohësisht, veçanërisht kur përfshihen mekanizma të gjera për përhapjen e tyre, siç janë instrumentet e regjimit të Tiranës, Beogradit apo diçka tjetër.

Unë që admiroj në ekstrem institucionet amerikane e atë vend thelbësor për demokracinë në botë, mendoj se asgjë nuk është e pakorrigjueshme dhe e pandryshueshme, pra edhe në largimin e kësaj mjegullnaje rreth Berishës.

Sa për reagimin e tij e drejtimin në gjykatë, jam i bindur se kjo nuk ka të bëjë me ndonjë goditje ndaj institucioneve amerikane nga Berisha, absolutisht jo. Kjo lidhet me përpjekjet e tij për të shpërndarë këtë të krijuar, e lidhur kjo veçanërisht me dinjitetin e tij. Ai gjithmonë ka preferuar të ndeshet përballë me problemet e jo t’i anashkalojë apo të gjejë rrugët tangenciale për t’i tejkaluar ato”, thotë Shehi në një intervistë për “Panorama”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re