Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se ka zhvilluar sot një takim me gjahtarët.

Shehu thekson se Moratoriumi i vendosur prej vitesh, ka dëmtuar rëndë këtë aktivitet ekonomik.

Postimi i Tritan Shehut:

Gjuetia ne te zeze e pa kontrolluar e klienteliste nuk mund te pranohet.

Nje bisede interesante dhe mjaft e frytshme me nje grup gjahtaresh, pjesetare te shoqates se gjahtareve.

Moratoriumi i vendosur prej shume vitesh ka demtuar rende kete aktivitet te lidhur me ekonomine, turizmin, traditen etj.Gjahtaret theksuan se moratoriumi nuk ka zgjidhur asnje problem perkundrazi e ka perkeqesuar situaten pasi :

Ata qe kane patur e kane perkrahjen e shtetit e te nenpunesve te korruptuar vazhdojne gjahun pa asnje rregull, me arme e mjete speciale, pa kufizim periudhash duke demtuar rende boten shtazore.

E vetmja gje per te cilen sherbeu moratoriumi eshte shtimi i Korrupsionit  per te zhvilluar aktivitetin e pa ligjshem.

Nje nga shkaqet e vendosjes se moratoriumit eshte dhe fakti se gjahtaret u bene pengese per kultivimin e kanabisit e zbulimin e parcelave te tij.

Moratoriumi tregon dhe jo vetem per pa aftesine e shtetit per te vendosur e respektuar rregullat, por realisht e ka bere ate pjese te gjahut te pa ligjshem korruptiv e kriminal.Ka ardhur koha qe ky moratorium qe tregon qarte paaftesine e shtetit dhe qe demton gjahtaret e ndershem te hiqet dhe te vendosen rregulla te qarta per te gjithe.