Kandidati për deputet i PD, Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po rrezikon jetën e qytetarëve duke sjellë vaksina të pacertifikuara.

Sipas tij, Rama po i trajton qytetarët shqiptarë si “qënie të dorës së dytë”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu përshëndeti vendimin e Kosovës që i refuzoi vaksinat ruse e kineze.

“Vaksinat, ndersa Rama rrezikon e perbuz jeten e qytetareve, Kosova i mbron ata!

Eshte per tu pershendetur qendrimi i Kurtit dje, qe ne respekt te ligjit dhe te domosdoshmerise se sigurise ndaj qytetareve deklaroi se ne Kosove mund te importohen vetem vaksina te certifikuara nga EMA, njelloj si per qytetaret e tjere te BE.

Ndersa Rama duke dashur te fshehe deshtimin e tij te plote mbi nje vjecar te epidemise Covid, per aresye vetem elektorale, ne kundershtim te plote me parimet e detyrimet e “sigurise medikamentoze”, i trajton qytetaret shqiptare si “qenie te dores se dyte”, duke i sjelle vaksina:

1. Pa asnje certifikim jo vetem te EMA, por dhe te ndonje agjensie nderkombetare si FDA, Britanike dhe as te OBSh vete (ne fakt as dhe nepunesit e tij te Agjensise sone apo te Komitetit te vaksinimit nuk kane guxuar te pregatisin nje te tille).

2. I importon ato nepermjet “importeve paralele”, jo direkt nga prodhuesi, pa publikuar as dhe nje certifikate origjine te mallit, apo kontrate ku te percaktoheshin edhe pergjegjesite ne rast komplikacionesh, detyrime ligjore keto per shtetin.
Eshte kjo pa pergjegjeshmeri mbi nje vjecare e kesaj Qeverie ne ikje ne perballjen Covid, diskriminimi i plote i shqiptareve e trajtimi i tyre shpesh si “kavje”, qe ka pasur deri tashti nje rezultat tragjik per ne:

—Vdekjet shtese prej Marsit 2020 ne Marsin 2021 kane kapur shifren ekstreme te 9200 humbje jete, duke na cuar ne vendet e para ne Bote per kete tragjedi.

Fatmiresisht vetem pak dite na ndajne nga 25 Prilli, ndryshe ajo shifer rrezikon te kaloje 20000”, shkruan Shehu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re