Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku akuzon kryeministrin Rama për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Sipas Shehut, Rama po sjell vaksina kontrabandë dhe me pikatore, duke ju referuar deklaratve të kryeministrit ditën e djeshme se në Shqipëri do të vijnë 360 mijë doza të AstraZeneca nga një vend mik.

Shehu shkruan se çështja e sigurimit të vaksinave për popullsinë është një çështje serioze më shumë se “siguria medikamentoze”, dhe e “sigurisë kombetare”, që kërkon transparencë, jo personale!

Postimi i plote i Shehut:

Rama, vaksina “kontrabande” dhe me “pikatore”:

1-Deklaron se do te sjelle 360 mije doza te AstraZeneca, por ne menyre ilegale, pra “Kontrabande”, ose si thote ai “nga nje vend mik…por ilegal”!

Nuk ka asnje vend te BE, asnje vend i “Origjines se Sigurte”, Kompani serioze farmaceutike etj, qe te sjelle qofte edhe nje doze pa e deklaruar publikisht.

“Fake Vaçine Covid”, thuhet qarte tashme zyrtarisht!

Le te lexoje si i paralajmeron Brukseli edhe qeverite e vendeve BE per rrezikun e mos respektimit te rregullave e ligjeve te sigurise.

Ai duhet te kuptoje se ceshtja e sigurimit te vaksinave per popullesine eshte nje ceshtje serioze me shume se “siguria medikamentoze”, dhe e “sigurise kombetare”, qe kerkon transparence, jo personale!

2-Ne vend qe te teatroje me disa numra te pa konsiderueshem vaksinash, te beje publike “Programin e Vaksinimit”, se paku deri ne arritjen e vaksinimit te 75 % te popullesise, qe do te thote reth 2,4 Milion banore ose reth 5,5 M doza.

Vendet europiane do ta realizojne kete objektiv kete brenda veres se ketij viti.

Serbia e mbyll ne fillim te veres.

Kryeministrat e atyre vendeve kane shpallur Programet e Vaksinimit, origjinen e vaksinave dhe ritmet e tyre.

BE po kerkon dhe tonin per te na ndihmuar, por as kete nuk e disponojme…!

Prandaj ne vend qe te vazhdoje me propagande e akuza ndaj Brukselit, duhet te kishte punuar muaj me pare per te siguruar vaksinat e te na deklaronte sot neve edhe BE-se Programin.

Ndersa tashti se paku te bashkepunoje me transparence e seriozitet, brenda ligjit, per te korregjuar sado pak demin e madh qe i ka krijuar vendit me pa pergjegjeshmerine.

Me nje Qeveri serioze, dislokim te fondedeve perkatese krejt te disponueshme, transparence te plote, ne duhet te realizojme vaksinimin e popullesise deri ne fund te ketij viti…

….jo ne dekadat qe vijne sipas “Programit te Rames”!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re