Deputeti i Gjirokastrës Tritan Shehu i ka uruar mirëseardhjen ish liderit të PD-së Sali Berisha në këtë qark.

Ai thotë se Berisha është shpresë për gjithë qarkun.

Që prej disa ditësh, Shehu është angazhuar në bashkëpunim me Dasho Alikon që të ketë sa më shumë pjesëmarrje.

“Berisha sot ne Gjirokaster!

Nje ngjarje e vecante kjo per demokratet, per te gjithe banoret e nderuar te ketij Qarku me vlera e kontribute te pa llogariteshme ne zhvillimet historike te vendit tone.

Te ketij Qarku qe po ndjen mbi “shpinen” e tij te gjithe arogancen, perbuzjen e ketij rregjimi antidemokratik.

Vetem nje PD e gjere, e hapur, dinamike, si themeli i opozites shqiptare mund te perballet e te fitoje mbi kete rregjim,

duke i kthyer edhe ketij Qarku hapesirat, mundesite, lirite, bere realitet aspiratat e te gjithe banoreve te tij.

Berisha do te dialogoje sot pikerisht per keto nga “foltorja” e tij ne Hotel Olimpik te Gjirokastres, ora 18.00″, shkruan Tritan Shehu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re