Tritan Shehu ka dalë kundër ligjvënësve të përzgjedhur nga kryedemokrati Lulzim Basha si alternativë qeverisëse në vitin 2017 për të sjellë “Republikën e re”.
Nisur nga fjalimi i fundit i Kostaq Papës, Shehu thotë se këta deputetë duhen brokoritur me “yhaaaaa”, pasi sipas tij nuk janë për politikë.
“Ky Parlament duhet shperndare nje ore e me pare…!
Nje aresye me shume vjen duke degjuar “fjalimet” e 42 pupaceve.
Ne rast te kundert, po behemi cdo dite e me shume gazi i botes e po humbim cdo dinjitet e vlere.
Fatkeqesisht ky Parlament eshte shume here me poshte se dhe mezatarja e nivelit intelektual e profesional te shqiptareve.
Vazhdimi i tij vetem rrezikon dy gjera, ose qe shqiptaret ta marrin me yhaaaaa deri sa te zbrazin ate salle, ose te marrin te gjithe nga syte kembet.
Dhe kjo nuk ka lidhje më pse u krijua kjo situate, ky tashme eshte nje realitet i hidhur e shkaterrues, qe urgjent kerkon nje zgjidhje radikale”, shkruan Shehu për deputetët që u bënë pjesë falë listës “Basha”.
