Tritan Shehu paralajmëron se PD do të vijë shumë shpejt në pushtet.

Ai thotë se është frymëzuar nga takimi i fundit i Sali Berishës me disa militantë në Gjirokastër.

Ndër të tjera, fton demokratët t’i bashkohen Kuvendit Kombetar të PD-së për të sjellë ndryshimin brenda partisë.

Dy rreshta ne fund jave mbas foltores ne Gjirokaster!

Qarku i Gjirokastres me ate foltore vecse konfirmoi vlerat e tij ne respektim te demokracise, diversitetit, dialogut, mbrojtjes te se drejtes se secilit per te qene pjese e vendimarjeve nepermjet votes se lire, themel ky i parimeve e lirive Perendimore, Europiane e Amerikane, nga ku keta njerez te mrekullueshem kane kthyer gjithemone “fytyren” e pasur shpresen.

Ishte ajo pjesemarja jo thjesht numurore, por aktive, dialoguese, qe e konfirmuan me se miri kete.

Banoret e Gjirokastres, Permetit, Tepelenes, Dropullit, Libohoves, Kelcyres, Memaliajt nuk kane komplekse, jane njerrez te lire ne bindjet e vendimarjen e tyre, prandaj jane te hapur ndaj degjimit e ballafaqimit te ideve, pjesemarjes ne debate e diskutime.

Ata nuk kane frike prej tyre, nuk i shmangen ketyre, pikerisht per te konsoliduar mendimet e tyre e per te qene pjese e zgjidhjeve, sado te veshtira duken.

Prandaj ata ishin aq aktive e prezente ne aktivitetet e asaj dite me Z. Berisha, duke demostruar qartazi vullnetin e tyre per nje PD te hapur, te forte, gjithe pershirese, pikerisht per te ndertuar neser se bashku nje Shqiperi demokratike te te gjitheve.

Dhe per te formalizuar keto mendime e aspirata, per ta bere PD dinamike, transparente, nje motor levizes i shoqerise shqiptare, sot ka vetem nje rruge:

–Drejtimi e te gjithe ketyre debateve te shendeteshme, mendimeve e ideve ne institucionet e PD.

Dhe per kete tashme ka vetem nje te tille, ai eshte Kuvendi Kombetar i PD.

Kjo perputhet pikerisht me kete faze, perballe problemeve e rreziqeve per PD, si nje domosdoshmeri absolute.
Askush nuk mund te kete hezitime tashme perpara ketij realiteti, qe kerkon nje zgjidhje demokratike, institucionale, statuore, gjithe pershirese, qe fillon me Kongresin.

Ai eshte i vetmi vend i diskutimit tone parimor e i vendimarjeve racionale, te domosdoshme keto per te qene se bashku ne perpjekjet tona per ngritjen jo vetem si PD, por dhe si opozite.

Per ta ritur e forcuar keshtu rolin tone, per perbysjen e neserme te ketij regjimi”, shkruan Shehu. 
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re