Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, në studion e emisionit “Opinion” hodhi dyshime të forta që Shqipëria nuk ka gati një karantinë për të përballuar raste të mundshme të koronavirusit.

“Unë them që nuk ka karantinë. Le të dalin këta të japin informacion të plotë. Është një gënjeshtër. E ftoj ministren të na tregojë karantinën”, tha Shehu, i cili u shpreh se mostregimi i karantinës godet transparencën.

“Alarmi është dhënë që në janar dhe asgjë nuk është bërë që atëherë. Dhe akoma sot, nuk po tregohet ku është karantina. Është një koncept që godet transparencën”, tha Tritan Shehu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re